Ndërlidhjet

logo-print

Koreja V. s’planifikon teste raketore


Ambasadori verikorean në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, So Se Pyong.

Ambasadori verikorean në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, So Se Pyong.

Koreja Veriore nuk është duke planifikuar prova raketore ose bërthamore, ka thënë ambasadori verikorean në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, So Se Pyong, për agjencinë e lajmeve Reuters.

So po ashtu ka thënë se Koreja e Veriut është e gatshme të rifillojë bisedimet gjashtëpalëshe për programin e saj bërthamor.

Koreja Veriore ka kryer teste raketore dhe bërthamore prejse negociatat kanë dështuar në vitin 2008.

So po ashtu ka hedhur poshtë “thashethemet” se lideri verikorean, Kim Jong-un, nuk është mirë me shëndet.

Kim nuk është parë në publik për katër javë.

XS
SM
MD
LG