Ndërlidhjet

Kameramani amerikan infektohet me Ebola


Ilustrim

Ilustrim

Një kameraman amerikan që ka qenë duke punuar në Liberi, ka rezultuar pozitiv ndaj virusit Ebola.

Autoritetet kanë thënë se ai do të kthehet në Shtetet e Bashkuara për trajtim.

Kameramani 33 vjeç ka punuar në Liberi për tre vjet, për një numër mediash, ndërsa së fundi me NBC News.

Mbi 3,000 njerëz kanë vdekur nga Ebola në Afrikën perëndimore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka premtuar mbështetjen federale për të kontrolluar përhapjen në SHBA, pas paraqitjes së rastit të parë atje.

XS
SM
MD
LG