Ndërlidhjet

Abbott: Të rimendohet ndalimi i burkës


Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, ka kërkuar nga kryetari i parlamentit që të tërheqë planet për të ndaluar gratë që mbulojnë kokat, që të ulen në galeritë kryesore të parlamentit.

“Në një demokraci, siç është e jona, në një demokraci të lirë dhe pluraliste, nuk është punë e qeverisë që t’iu tregojë njerëzve se çfarë duhet të veshin”, ka thënë Abbott.

Rregullat e reja do t’iu kërkonin grave me kokë të mbuluar që të ulen në një zonë me xham të galerive të parlamentit.

Masat e propozuara, që ligjvënësit kanë thënë se kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë, janë kritikuar si shkelje potenciale e ligjeve kundër diskriminimit në Australi.

Planet do të preknin gratë myslimane që mbulojnë kokën ose edhe komplet fytyrën.

XS
SM
MD
LG