Ndërlidhjet

logo-print

Cameron i premton mbështetje Afganistanit


David Cameron në Kabul, 3 tetor 2014.

David Cameron në Kabul, 3 tetor 2014.

Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kabul, kryeministri britanik, David Cameron, ka premtuar se Britania “do të jetë gjithmonë partner i fuqishëm dhe mik i mirë” i Afganistanit.

Cameron është lideri i parë botëror që takon presidentin e ri afgan, Ashraf Ghani, i cili ka bërë betimin këtë javë.

Në një konferencë të përbashkët për gazetarë, Cameron ka thënë se Britania është e përkushtuar që të ndihmojë afganët “për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më të begattë”.

Pas Shteteve të Bashkuara, Britania është kontribuesja më e madhe në koalicionin ndërkombëtar ushtarak, i cili ndodhet në Afganistan qysh nga pushtimi amerikan, më 2001.

Mbi 450 trupa britanike janë vrarë në këtë vend gjatë luftës me talibanët.

XS
SM
MD
LG