Ndërlidhjet

logo-print

BE dënon vendbanimet e reja izraelite


Bruksel

Bruksel

Bashkimi Evropian ka dënuar planet e Izraelit për të ndërtuar 2,610 shtëpi të reja në territorin e pushtuar të Jerusalemit lindor, duke i cilësuar ato si “shumë të dëmshme” për përpjekjet diplomatike për paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Brukseli i ka bërë thirrje Izraelit që të tërheqë këtë askion të zgjerimit të vendbanimeve në Jerusalemin lindor, të cilin palestinezët shpresojnë ta bëjnë kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

“Kjo paraqet një hap shumë të dëmshëm, që minon shpresat për një zgjidhje me dy shtete”, ka thënë shërbimi diplomatik i BE-së.

Njësiteve të banimit, të cilat kanë qenë të planifikuara qysh në vitin 2012 në lagjen Givat Hamatos, u është dhënë miratimi final javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG