Ndërlidhjet

Moska fajëson Kievin për vrasjen e punonjësit të ndihmës


Donjeck

Donjeck

Ministria e Jashtme Ruse ka thënë se mortaja që ka vrarë punonjësin e Kryqit të Kuq në Donjeck të Ukrainës, është hedhur nga territori që kontrollohet nga forcat ukrainase.

Deklarata e Ministrisë së Jashtme e përshkruan vdekjen e punëtorit të ndihmës, Laurent DuPasquier, si “vrasje” dhe bën thirrje për ndëshkimin e përgjegjësve.

Kievi dhe militantët separatistë në Donjeck kanë fajësuar njëri-tjetrin për vrasjen e DuPasquierit.

Drejtori i operacioneve të Kryqit të Kuq me seli në Gjenevë, Dominik Stillhart, ka dënuar incidentin, duke thënë se “bombardimet pa dallim të zonave të banuara janë të papranueshme dhe shkelin ligjin humanitar ndërkombëtar”.

XS
SM
MD
LG