Ndërlidhjet

Në Hong Kong shpërthejnë përleshjet


Hong Kong

Hong Kong

Në Hong Kong kanë shpërthyer përleshjet midis aktivistëve pro demokracisë dhe mbështetësve të Qeverisë kineze.

Policia ka formuar një zinxhir njerëzor për të ndarë dy grupet.

Liderët e protestuesve më vonë kanë kërcënuar se do të anulojnë bisedimet me qeverinë derisa nuk pushojnë “sulmet e organizuara” kundër mbështetësve të tyre.

Protestuesit kanë dalë në rrugët e Hong Kongut që një javë për të kundërshtuar planet e Pekinit, sipas të cilave, autoritetet kineze do të caktojnë kandidatët për kryetar të Hong Kongut më 2017.

Protestuesit kërkojnë zgjedhje të lira.

XS
SM
MD
LG