Ndërlidhjet

logo-print

Suedia do të njohë “shtetin e Palestinës”


Jerusalem

Jerusalem

Qeveria e re e qendrës së majtë në Suedi planifikon të njohë “shtetin e Palestinës”.

Kryeministrit Stefan Lofven ka bërë njoftimin gjatë adresimit të tij inaugurues në parlament.

Ai ka thënë se konflikti midis Izraelit dhe palestinezëve “mund të pushojë vetëm me zgjidhjen e dy shteteve, të negociuar në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Ky hap do ta bënte Suedinë shtetin e parë evropian që njeh shtetësinë palestineze në kohën kur është anëtar i Bashkimit Evropian.

Disa shtete të BE-së, përfshirë Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë, e kanë njohur Palestinën, por ato e kanë bërë një gjë të tillë para se janë anëtarësuar në BE.

Palestinezët duan krijimin e një shteti të pavarur në Bregun Perëndimor dhe në Gaza, që kryeqytet do të kishte Jerusalemin Lindor.

XS
SM
MD
LG