Ndërlidhjet

logo-print

Edi Rama, do të kërkojë nga Serbia që ta njoh Kosovën


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë një takim zyrtarë gjatë këtij muaji, në Serbi. Ky do të jetë takimi i parë që një shtetas i Shqipërisë do të bëjë në Serbi, qysh nga viti 1948.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka konfirmuar, sot, se Kryeministri Edi Rama, ka në plan që të vizitojë Beogradin më 22 tetor, ku tema që do të diskutohet gjatë këtij takimi do të jetë kryesisht për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës në jug të Serbisë.

Rreth 90 për qind e 35, 000 banorëve që jetojnë në Preshevë, janë shqiptarë.

Bushati, ka thënë se Rama, po ashtu do të kërkojë nga Beogradi që të njoh pavarësinë e Kosovës.

Lideri i fundit i Shqipërisë, që ka vizituar Beogradin, ka qenë diktatori komunist Enver Hoxha, i cili ishte takuar me liderin e Jugosllavisë në atë kohë, Josip Broz Tito në vitin 1948.

Vitin e ardhshëm, pas këtij takimi, marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve, janë prishur.

XS
SM
MD
LG