Ndërlidhjet

Kurdët kërkojnë nga bashkëkombasit ta luftojnë IS-in


Një grua kurde, në momentet kur po shikonte përleshjet mes kurdëve dhe militantëve të IS, në Siri, më 24 shtator.
Një grua kurde, në momentet kur po shikonte përleshjet mes kurdëve dhe militantëve të IS, në Siri, më 24 shtator.

Udhëheqësi kryesor i forcave kurde në Siri, ka kërkuar sot, nga të gjithë kurdët e regjionit që t’i bashkohen luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), të cilët po përpiqen që të uzurpojnë qytetin sirian Kobani, në kufi me Turqinë.

Në një deklaratë që ka dhënë udhëheqësi i kurdëve, ai betohet se ‘kurrë nuk do të ndalen’ së luftuari Shtetin Islamik.

“Nuk do të ndalemi. Ky qytet do të jetë varrezë për Shtetin Islamik, dhe fillimi i fundit të saj”, ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje të rinjtë e të rejave kurde që t’i bashkohen rezistencës së tyre, të i bashkohen heronjve kurdë, që luftën kundër IS-it, ta dërgojnë në nivelin më të lartë të mundshëm.

XS
SM
MD
LG