Ndërlidhjet

IS, kërcënon, vret dhe përqesh kurdët në Siri


Pamje nga Kobani në Siri
Pamje nga Kobani në Siri

Khaled Baki, ka telefonuar në numrin e shoqës saj, luftëtare kurde, por në telefon i është përgjigjur një militant i Shtetit Islamik (IS), i cili i ka thënë se i ka prerë kokën asaj.

Shoqja e Bakit, njëra prej shumë femrave kurde që iu është bashkuar forcave ushtarake për të luftuar IS, është zhdukur kohë më parë, derisa ajo ishte nisur për të luftuar militantët e IS, në Kobani, vend ky afër kufirit me Turqinë.

"Unë e telefonova atë dhe dikush tjetër u përgjigj dhe me tha: ‘I kemi prerë kokën shoqës tënde dhe tani po vijmë për të ta prerë edhe ty”, u shpreh Baki.

Ajo ka shtuar se shoqja e saj ishte vetëm 21 vjeç.

Kurdët kanë paralajmëruar të premtën se ata janë duke u ballafaquar me masakra, në Kobani, aty ku po sulmojnë militantët e IS.

Ndryshe shumë kurdë po thirrën në telefon nga militantët e IS, dhe ata po kërcënohen dhe më pas po i përqeshin.

Një luftëtar kurd, ka treguar se ka marrë një telefonatë nga një militantë , i cili i është betuar se shumë shpejt do të uzurpojnë Kobanin.

Më shumë, se 180,000 njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, të alarmuar nga sulmet e militantëve të IS.

XS
SM
MD
LG