Ndërlidhjet

logo-print

Shteti Islamik pohon se ka vrarë shtetasin britanik Alan Henning


Alan Henning, foto nga arkivi

Alan Henning, foto nga arkivi

Militantë të Shtetit Islamik kanë publikuar një video xhirim të shkurtër, në të cilin pretendohet t'i jetë hequr koka shtetasit britanik, Alan Henning, 47 vjecar, i zënë rob në dhjetor të vitit të kaluar në Siri.

Zoti Henning ishte punonjës humanitar. Gruaja e tij, Barbara, kishte thënë se Alan ka qenë duke vozitur një ambulancë, të mbushur me ushqim dhe ujë, në kohën kur është rrëmbyer, një ditë pas Krishtlindjeve të vitit të kaluar.

Militantët ishin kërcënuar se do ta vrisnin zotin Henning në video xhirimin që tregonte vrasjen e një shtetasi tjetër britanik, David Haines. Para zotit Haines, militantët e Shtetit Islamik ekzekutuan me heqje koke dy gazetarë amerikanë, James Foley dhe Steven Sotloff.

Në video xhirimin e publikuar sot, rrjeti televiziv CNN njofton se militantët kanë kërcënuar se do të vrasin një punonjës tjetër humanitar, shtetas amerikan.

XS
SM
MD
LG