Ndërlidhjet

logo-print

Prishtinë: Falet Kurban Bajrami


Pamje nga Prishtina

Pamje nga Prishtina

Me pjesëmarrjen e një numri të madh të besimtarëve myslimanë, në Xhaminë e Madhe në Prishtinë është bërë falja e Kurban Bajramit.

Me këtë rast, sekretari i Bashkësisë Islame t Kosovës, Resul Rexhepi, tha se kjo ditë është moment për t’i ndihmuar të varfërit, skamnorët dhe jetimët, pasi kjo do t’i afronte njerëzit pranë njëri-tjetrit.

“T’i lëmë urrejtjet dhe armiqësitë, të motivohemi për buzëqeshje dhe përqafime vëllazërore”, tha zoti Rexhepi, dhe ka shtuar se “çdo festë e jona e ka porosinë e vet, e porosia më e madhe e Kurban Bajramit qëndron fuqishëm mbi parimin e dashurisë, bujarisë, solidaritetit, barazisë dhe sakrificës”.

Mëtutje ai ka theksuar se në këtë ditë feste “kërkohet t’i harrojmë urrejtjet e mospajtimet, t’i bashkojmë zemrat tona dhe ta shtrijmë dorën e pajtimit”.

Falja e Bajramit është bërë edhe në gjithë Kosovën.

XS
SM
MD
LG