Ndërlidhjet

Suedi: Lindje pas transplantimit të mitrës


Ilustrim

Ilustrim

Një suedeze 36 vjeçare është bërë femra e parë në botë që ka lindur pas transplantimit të mitrës.

Në një artikull të publikuar sot në revistën mjekësore britanike, The Lancet, mjekët thanë se gruaja ishte e lindur pa mitër, megjithqë vezoret i kishte të padëmtuara.

Në operacionin e kryer nga mjekët në Universietin Gothenburg, kësaj gruaje i është transplantuar mitra nga një femër 61 vjeçare, që ishte mike familjare.

Një vit pas transplantimit, mjekët e kanë implantuar një embrion të ngrirë dhe ka pasuar shtatëzënia.

Foshnja djalë ka lindur para kohe në muajin shtator, afro 32 javë të shtatëzënësisë.

Foshnja i ka 1.8 kilogram.

Raportohet se nëna dhe foshnja janë mirë me shëndet.

Babai i djalit tha se ai “nuk dallon asgjë prej fëmijëve të tjerë, por ne do të kemi një tregim të mirë për ta treguar”.

XS
SM
MD
LG