Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me bombë - tre të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Pakistan

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Pakistan

Nga një sulm me bombë në një stacion të autobusëve në pjesën veriperëndimore të trazuar të Pakistanit, janë vrarë së paku tre vetë dhe janë plagosur katër të tjerë.

Policia tha se sulmi ka ndodhur sot në qytetin Kohat.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Ky sulm u bë në periudhën kur ushtria e Pakistanit ka ndërmarrë ofensivë disamuajshe kundër talibanëve pakistanezë dhe grupeve të tjera militante, në rajonin Vaziristani Verior.

XS
SM
MD
LG