Ndërlidhjet

Sulme ajrore kundër militantëve në qytetin Kobani në Siri


Pamje e ushtarëve të Turqisë në makinat e tyre ushtarake, ndërsa në plan të dytë shihet qyteti kufitar Kobani

Pamje e ushtarëve të Turqisë në makinat e tyre ushtarake, ndërsa në plan të dytë shihet qyteti kufitar Kobani

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka ndërmarrë sulme të reja ajrore kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik afër qytetit kufitar, Kobani, derisa militantët e kanë vazhduar ofensivën e tyre në këtë qytet të banuar me popullatë shumicë kurde.

Aktivistët sirianë thanë se sulmet ajrore gjatë natës u bënë pasi forcat e Shtetit Islamik i kanë hedhur disa predha në këtë qytet gjatë ditës së djeshme.

Luftimet rreth qytetit Kobani kanë shkaktuar largimin e më se 300 mijë njerëzve gjatë javëve të kaluara.

XS
SM
MD
LG