Ndërlidhjet

Hong-Kong: Autoritetet kërkojnë përfundimin e bllokadës


Pamje nga përleshjet e protestuesve për demokraci dhe grupeve proqeveritare
Pamje nga përleshjet e protestuesve për demokraci dhe grupeve proqeveritare

Shefi i Hong-Kongut, Leung Chun-yin, u ka bërë sot thirrje demonstruesve për demokraci që ta lejojnë qeverinë dhe shtetasit për “ta vazhduar jetën normale dhe punën”.

Në fjalimin në televizion, ai ka tërhequr vërejtjen se policia do “të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme” për rihapjen e zyrave qeveritare dhe shkollave më 6 tetor, në periudhën kur ka pasur përleshje sporadike ndërmjet protestuesve dhe grupeve proqeveritare.

Dje, policia i ka arrestuar 19 njerëz të akuzuar se i kanë sulmuar demonstruesit për demokraci.

Këto përleshje kanë ndikuar në vonesën e bisedimeve ndërmjet protestuesve dhe qeverisë.

Aktivistët po protestojnë kundër planeve të Kinës për bllokimin e kandidatëve për zgjedhjet e Honk-Kongut në vitin 2017.

Këto demonstrata paraqesin sfidën më të madhe për autoritetet në Kinë, prej se kjo ish-koloni e Britanisë, i ishte kthyer Kinës në vitin 1997.

XS
SM
MD
LG