Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohet qetësi lidhur me një rast të prekur nga Ebola


Qendra mjekësore Howard University Hospital e ka pranuar dje një pacient me simptome të sëmundjes Ebola
Qendra mjekësore Howard University Hospital e ka pranuar dje një pacient me simptome të sëmundjes Ebola

Adminsitrata e presidentit, Barack Obama, ka kërkuar qetësi lidhur me të vetmin rast të prekur nga sëmundja Ebola në Shtetet e Bashkuara.

Doktor Anthony Fauci, shef i sëmundjeve infektuese në Insktitutin Kombëtar të Shëndetit, tha në një takim në Shtëpinë e Bardhë, se “ne duhet të dërgojmë informacion sepse ka shumë frikë”, dhe ka shtuar se “infrastruktura jonë e kujdesit shëndetësr në Shtetet e Bashkuara është e pajisur mirë për ta ndalur Ebolën në rrugët e saj”.

Personi i parë i diagnostikuar me sëmundjen Ebola në Shtetet e Bshkuara është paraqitur në një spital në Dallas të Teksasit, javën e kaluar, por gabimisht është dërguar në shtëpi, megjithqë ai kishte zbuluar se e ka vizituar Liberinë, para se të kontrollohej.

Një zëdhënës i Pentagonit tha dje se afro 4 mijë ushtarë mund të vendosen në Afrikën Perëndimore. Por, ky numër po rritet ngadalë, pasi liderët ushtarakë po e vizitojnë Liberinë dhe po bëjnë vlerësime të nevojave në terren.

Admirali amerikan, John Kirby, tha se ushtria ka filluar të bëjë teste mjekësore për sëmundjen Ebola në dy laboratore të reja në Liberi.

XS
SM
MD
LG