Ndërlidhjet

Arrihet marrëveshja për vazhdimin e bisedimeve të dy Koreve


Pamje nga kryeqyteti Seul në Korenë Jugore
Pamje nga kryeqyteti Seul në Korenë Jugore

Koreja Jugore dhe Veriore kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bisedimeve të nivelit të lartë, të cilat në mënyrë efektive ishin pezulluar para shtatë muajsh.

Kjo marrëveshje u bë pas vizitës së sotme befasuese në Korenë Jugore nga zyrtarët e Koresë Veriore, për të marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Aziatike.

Ministria e bashkimit e Koresë Jugore tha se zyrtarët e Koresë Veriore kanë shprehur “gatishmëri” për rifillimin e dialogut në periudhën ndërmjet fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit.

Të dy Koretë ende nuk e kanë nënshkruar marrëveshjen për paqe ndërmjet dy vendeve, pas luftës së tyre në periudhën 1950-53.

XS
SM
MD
LG