Ndërlidhjet

SHBA: Ekipi televiziv kthehet nga Liberia për shkak të Ebolës


Rrjeti televiziv amerikan, NBC, thotë se do ta kthejë në Shtetet e Bashkuara ekipin raportues nga Liberia dhe do ta vendos ata në izolim, si masë përkujdesjeje, pasi një kameraman i këtij rrjeti ka dalur pozitiv në testin e Ebolës.

Presidentja e rrjetit NBC, Deborah Turness, tha se do të përdoret një aeroplan privat për kthimin e katër anëtarëve të ekipit dhe se ata do të qëndrojnë në karantinë për 21 ditë.

Ashoka Mukpo, kameraman i lirë amerikan që punonte për rrjetin NBC në Liberi, doli pozitiv në testin për sëmundjen Ebola, më 2 tetor, dhe dërgohet prapa në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG