Ndërlidhjet

Protesta për mbrojtjen e elefantëve në Afrikë


Elefantët në Afrikën Jugore

Elefantët në Afrikën Jugore

Mijëra aktivistë në shumë qytete në mbarë botën kanë marshuar sot në kuadër të demonstratës globale, me të cilën kërkohet mbrojtja e elefanëtve dhe e rinoçerontëve.

Marshet demonstruese u mbajtën në më tepër se 130 vende dhe ato kishin për qëllim tu bënin presion qeverive, për të imponuar legjislacion më të ashpër dhe dënime kundër gjuetarëve të egër dhe trafikantëve ndërkombëtarë të pjesëve të fildishta të elefantëve dhe të rinoçerontëve.

Ekspertët vlerësojnë se tash janë më pak se 300 mijë elefantë në Afrikë dhe më pak se 250 mijë rinoçerontë afrikanë.

Protestuesit kanë tërhequr vërejtjen se këto lloje të kafshëve mund të zhduken për shkak të gjuetarëve të egër, të cilët i vrasin këto shtazë në hapësirat e konservimit, për shitjen e pjesëve të përmendura të elefantëve dhe të brirëve të rinoçerontëve.

XS
SM
MD
LG