Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Qyteti kufitar sulmohet nga militantët e IS-it


Refugjatët kurdë nga Siria duke u përpjekur për të kaluar në Turqi

Refugjatët kurdë nga Siria duke u përpjekur për të kaluar në Turqi

Militantët e Shtetit Islamik kanë vazhduar ta sulmojnë me granata qytetin sirian, Kobani, në kufirin me Turqinë, përkundër valës së re të sulmeve ajrore, të kryera nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Gjatë natës, aeroplanët e koalicionit i kanë sulmuar caqet e grupit militant, Shteti Islamik, për ta ndalur avancimin e grupit. Konsiderohet se sulmet e militantëve ishin më pak intensive se një ditë më parë.

Duket se sulmet e mëparshme ajrore të koalicionit ndërkombëtar dështuan ta ndalin ofensivën e kryengritësve militantë dhe vlerësohet se 180 mijë njerëz kanë kaluar në Turqi, për tu larguar nga luftimet rreth Kobanit.

XS
SM
MD
LG