Ndërlidhjet

Turqi, SHBA: Erdogan zemërohet, Biden kërkon falje


Joe Biden (djathtas) dhe Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi në Uashington
Joe Biden (djathtas) dhe Recep Tayyip Erdogan gjatë një takimi në Uashington

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka kërkuar falje presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me komentet e tij që sugjeronin se Ankaraja dhe fuqitë e tjera rajonale, i kishin financuar organizatat e armatosura xhihadiste në Siri.

Gjatë një fjalimi në Universitetin Harward, ditën e enjte, Joe Biden e ka kritikuar Turqinë, që është aleat në NATO, dhe botën arabe, për mbështetje të grupeve sunite militante në Siri, siç është grupi Shteti Islamik (IS), dhe Al-Nusra, që është e ndërlidhur me al-Kaidën.

Ndaj këtyre komente, zoti Erdogan ka reaguar me zemërim.

“Nëse zoti Biden ka përdorë një terminologji të tillë, atëherë kjo do ta bëjë atë njeri të së kaluarës për mua”, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një konference për shtyp në Stamboll, dhe ka shtuar se “askush nuk mund ta akuzoj Turqinë se ka mbështetur ndonjë organizatë terroriste në Siri, përfshirë IS-in”.

Në një kumtesë nga Zyra e zotit Biden në Uashington, thuhet se ai e ka thirrë Erdoganin për “t’i qartësuar” komentet e tij.

“Zëvendëspresidenti ka kërkuar falje për çfarëdo implikimi se Turqia dhe aleatët e tjerë dhe partnerët në rajon, në mënyrë të qëllimshme e kanë furnizuar ose lehtësuar rritjen e ISIL-it ose të ekstremistëve të tjerë të dhunshëm në Siri”, thuhet në kumtesën e mbrëmshme nga Uashingtoni.

XS
SM
MD
LG