Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Përkeqësohet gjendja e pacientit me virusin Ebola


Gjendja e pacientit të parë të diagnostikuar me virusin Ebola në Shtetet e Bashkuara, është përkeqësuar dhe është kritike.

Personi Thomas Duncan, i cili ishte infektuar me virusin Ebola në vendin e tij të lindjes Liberi, po trajtohet në një spital në Dallas dhe është në izolim.

Ai ishte paraqitur në spital në Dallas, në shtetin Teksas, javën e kaluar, por mjekët gabimisht e kanë kthyer në shtëpi, megjithqë ishte zbuluar se ai e kishte vizituar Liberinë.

Në qendrën spitalore u kthye pas disa ditëve.

Nga përhapja e sëmundjes Ebola, në Afrikën Perëndimore, kanë vdekur më se 3400 njerëz.

XS
SM
MD
LG