Ndërlidhjet

Tërmet në pjesën juglindore të Meksikës


Një tërmet me intensitet 5.4 shkallë e ka goditur mbrëmë pjesën juglindore të Meksikës, por nuk ka pasur raporte të menjëhershme për viktima eventuale.

Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte në shtetin Verakruz dhe se tërmeti ishte në thellësi prej 145 kilometrash.

Shërbimi Kombëtar Sizmologjik i Meksikës fillimisht tha se tërmeti e kishte intensitetin 6.2 shkallë, por më vonë e uli atë në 5.6 shkallë.

Autoritetet e Meksikës thanë se nuk janë parë dëme materiale në rajonin e goditur nga tërmeti.

XS
SM
MD
LG