Ndërlidhjet

Izrael: Suedia po nxiton në njohjen e shtetit palestinez


Avigdor Lieberman

Avigdor Lieberman

Izraeli i ka përshkruar si të ngutshme planet e qeverisë së re të Suedisë për njohjen e shtetit palestinez, në mungesë të negociatave paqësore në Lindjen e Mesme.

Ministri i jashtëm izraelit, Avigdor Lieberman, tha sot se kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven, “është ngutur për të bërë deklarata, qartas para se ta shqyrtoj çështjen dhe të kuptoj se janë palestinezët ata që paraqesin pengesë për progres” në arritjen e marrëveshjes së paqes me Izraelin.

Kryeministri Lofven para dy ditësh, gjatë fjalimit të tij inaugurues në Parlamentin e Suedisë, ka paralajmëruar njohjen e shtetit palestinez.

Nga ana tjetër, presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, ka vlerësuar se deklarata suedeze është “e madhe dhe e nderuar” dhe ka shfaqur shpresën se edhe vendet e tjera do ta ndjekin shembullin e Suedisë.

XS
SM
MD
LG