Ndërlidhjet

logo-print

Hong-Kong: Përleshje e demonstruesve me policinë


Pamje nga protestat në Hong-Kong

Pamje nga protestat në Hong-Kong

Derisa afrohet afati që protestuesit për demokraci t’i pastrojnë barrikadat në rrugët e Hong-Kongut, gjatë natës ka pasur përleshje të tyre me pjesëtarët e policisë speciale.

Masa e protestuesve është zvogëluar dukshëm sot në mëngjes, por ka pasur përleshje sporadike, derisa aktivistët për demokraci pretendojnë se shumë agjitatorë janë paguar nga autoritetet për t’i sulmuar demonstruesit paqësorë.

Më herët, shefi ekzekutiv i Hong-Kongut, Leung Chun-ying, gjatë një fjalimi në televizion, tha se qeveria është e përkushtuar për “ndërmarrjen të gjitha aksioneve të nevojshme për ripërtritjen e rendit shoqëror” dhe që tu mundësohet banorëve “t’i kthehen jetës normale dhe punës”, në mëngjes më 6 tetor.

Protestuesit, tash e një javë, kërkojnë që të sigurohet e drejta për kandidim të lirë në zgjedhjet për lider të ri të Hong-Kongut, në vitin 2017.

Kina insiston se vetëm kandidatët e miratuar paraprakisht do të lejohen të konkurrojnë.

XS
SM
MD
LG