Ndërlidhjet

logo-print

Maqedonia ka gjasa reale që të humb rekomandimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në raportin e radhës të KE-së.

Shkaqet për një mundësi të janë të shumta, si moszgjidhja e çështjes së emrit, kriza politike që kulminoi me largimin e opozitës nga Kuvendi, liria e mediave e çështje të sferave tjera, për të cilat janë kritikuar institucionet se jo vetëm që nuk kanë shënuar përparime, po përkundrazi, vërehet kthim prapa në përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim.

Mundësinë për humbjen e rekomandimit pas pesë raporteve pozitive me radhë e konfirmon edhe ambasadori i britanik në Shkup, Çarls Garet.

“Raporti është hartohet sipas mendimeve të 28 shteteve anëtare, dhe të gjithë ato kanë mendime të ndryshme për përparimin e Maqedonisë. Disa prej tyre deklaruan se Maqedonia ndodhet nën kriteret e Kopenhagës ndërsa disa mendojnë se Maqedonia i plotëson kushtet. Por, derisa ka ekziston një debat i tillë , ekziston rreziku të mos merret rekomandimi për nisjen e bisedimeve”, thotë për Radion Evropa e Lirë ambasadori Garet.

Ai thotë se ka ka shumë sfera që kërkojnë përkushtim urgjent ndërsa veçon dialogun politik.

“Mendoj se është shumë me rëndësi për njerëzit, institucione dhe për demokracinë e vendit, edhe për VMRO-DPOMNE-në edhe për LSDM-në. Mendoj se është shumë me rëndësi për të dyja palët të ballafaqohen me situatën sa më shpejt që të jetë e mundur. Sa më shpejt që të kemi Kuvend funksional, aq më shpejt do të vazhdojnmë të ecim para”, thotë ambasadori Garet.

E derisa diplomati britanik bënë thirrje për dialog dhe ruajtjen e rekomandimit, partitë politike tani një kohë akuzojnë njëra tjetrën se kush është fajtor në rast të dështimit të Maqedonisë.

Qeveria fajëson opozitën për shkak të bojkotit ndërsa kjo e fundit pushtetin për shkak të pretendimit për falsifikimin e zgjedhjeve, ngulfatjen e lirisë së shprehjes, politizimin e gjyqësorit e çështje tjera.

Njohësit e çështjeve të integrimit thonë se autoritetet duhet të përqëndrohen në vërejtjet që vijnë së bashku me rekomandimin dhe jo në faktin se a do ta marrin apo jo të njejtin.

“Vlerësoj se mjafton dështimi se tani 5-6 vite nuk kemi ecur para. Thuajse çdo vit integirmi evropian po shndërrohet në luftë formale për rekomandimin”, thotë Bojan Mariçiq.

Ndërkohë, Alajdin Demiri, ish diplomat thotë se të gjithë kanë përgjegjësi, por faji kryesor për dështimin bie mbi qeverinë andaj sipas tij është absurde që faji të tentohet ti hidhet opozitës.

“Fajet kryesore i ka qeveria, gjegjësisht pushteti për shkak se në rekomandin nuk do të bëhet fjalë vetëm se për mungesën e opozitës, por për veprimin e gjithmbarshëm në këtë periudhë si dhe në ato të mëparshmet. Fakti që VMRO-ja tani 9-10 vite është në pushtet gjithsesi se është edhe fajtore kryesore për gjendjen në të cilën ndodhet Maqedonia".

"Fakti që nuk bisedon me opozitën dhe nuk pranon asnjë kërkesë të saj, gjithsesi se raporti e fajëson pozitën. Shkurt, asnjëherë nuk mund të fajësohet opozita për atë se çka ndodhë në shtet dhe si zhvillohen krizat”, thotë Demiri.

Maqedonia tani disa vite me radhë merr rekomandimin për nisjen e bisedimeve, por fillimi i tyre kushtëzohet nga Greqia me zgjidhjen e çështjes së emrit ndërsa së fundi vendi përballet edhe me kritere tjera për shkak të ngecjeve në më shumë sfera.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG