Ndërlidhjet

Kiev: Ushtria thotë se separatistët nuk e respektojnë armëpushimin


Pamje nga luftimet rreth aeroportit në Donjeck

Pamje nga luftimet rreth aeroportit në Donjeck

Ushtria e Ukrainës i ka akuzuar separatistët prorusë për shkelje të reja të armëpushimit të arritur më 5 shtator.

Zëdhënësi ukrainas, Volodymyr Polyovy, tha sot në Kiev se dy ushtarë të Ukrainës janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, derisa forcat e qeverisë janë sulmuar në disa pjesë në lindje të Ukrainës, përfshirë edhe aeroportin në Donjeck.

Në këtë qytet, ku ndërtesat strategjike janë nën kontroll të separatistëve prorusë, zyrtari i lartë i tyre, Eduard Basulin, tha se tre luftëtarë të tyre janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, kryesisht në luftimet rreth aeroportit në Donjeck.

Për javë të tëra krryengritësit janë përpjekur t’i largojnë trupat qeveritare nga aeroporti, pistat e të cilit janë të afta të shfrytëzohen për aeroplanë të mëdhenjë transportues.

XS
SM
MD
LG