Ndërlidhjet

Brazil: Mbahen zgjedhjet presidenciale


Pamje e një pjese të Kongresit të Brazilit

Pamje e një pjese të Kongresit të Brazilit

Braziliantë po votojnë sot në zgjedhjet presidenciale, në të cilat presidentja aktuale, Dilma Rousseff, garon kundër dy kandidatëve të tjerë.

Dy kandidatët e tjerë janë ish-ministrja e ambientit, Marina Silva, dhe politikani i qendrës së djathtë, Aecio Neves, i cili është guvernator i shtetit, Minas Gerais.

Hulumtimet e opinionit tregojnë se Dilma Rousseff udhëheq para rivalëve me afro 20%, megjithqë duket se ajo nuk do të arrijë ta fitojë shumicën e thjeshtë për të fituar pa pasur nevojë të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve, i paraparë për 26 tetor.

Partia Punëtore e zonjës Rousseff e ka pasur presidencën prej vitit 2002, ndërsa Rousseff tash garon për mandatin e dytë katërvjeçar.

Rezultatet do të dihen menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve në pjesën e largët perëndimore të Brazilit.

Në Brazil votimi është i obligueshëm për shtetasit e moshës prej 18 e deri në 70 vjet, ndërsa është fakultativ për ata që janë më të rinjë se 18 vjet dhe më të vjetër se 70.

XS
SM
MD
LG