Ndërlidhjet

Rusi: Sulm vetëvrasës në Çeçeni, katër policë të vrarë


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Grozni të Çeçenisë
Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Grozni të Çeçenisë

Dega e Ministrisë së brendshme të Rusisë në Çeçeni ka raportuar se një eksplodim ka ndodhur afër një vendi ku pritej të mbahej një koncert në Grozni, derisa ky qytet e shënon 164 vjetorin.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë raportuar sot se për policinë lokale ishte bërë dyshuese sjellja e një të riu në masë.

Kur policia ia afrua atij, ai e aktivizoi eksplozivin që e kishte me vete, me ç’rast u vranë katër policë.

Ky incident ndodhi derisa në Grozni shënohej Dita e Qytetit.

XS
SM
MD
LG