Ndërlidhjet

Siri: Militantët e Shtetit Islamik avancojnë në Kobani


Forcat e Turqisë në kufirin me Sirinë, ndërsa në plan të dytë shihet qyteti Kobani
Forcat e Turqisë në kufirin me Sirinë, ndërsa në plan të dytë shihet qyteti Kobani

Militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë kontrollin ndaj një pjese strategjike të një mali nga i cili mbikëqyret hyrja jugore në qytetin e rrethuar Kobani në Siri, në kufirin me Turqinë.

Ky qytet është i banuar me popullatë shumicë kurde.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Britani tha sot se xhihadistët këtë pjesë e morën, pas luftimeve të ashpra gjatë natës me forcat kurde.

Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, deri tash duket se kanë dështuar ta ndalin ofensivën e militantëve dhe vlerësohet se afro 180 mijë njerëz janë larguar nga ky qytet dhe kanë kaluar në Turqi, për tu ikur luftimeve.

Kurdët e Turqisë dhe refugjatët kurdë nga Siria kanë protestuar dje në kufirin me Turqinë, duke e akuzuar Ankaranë se u kanë lejuar militantëve të Shtetit Islamik, që ta kalojnë kufirin me qëllim që t’i luftojnë kurdët atje.

XS
SM
MD
LG