Ndërlidhjet

Hong-Kong: Protestuesit do t’i heqin disa barrikada


Protestuesit për demokraci të ballafaquar me policinë në Hong-Kong
Protestuesit për demokraci të ballafaquar me policinë në Hong-Kong

Demonstruesit për demokraci në Hong-Kong thonë se do t’i heqin disa barrikada, pasi policia u ka tërhequr vërejtjen se do t’i ndërmerr “të gjitha masat e domosdoshme” për t’i pastruar rrugët për fillimin e javës së re të punës, nesër, më 6 tetor.

Këtë njoftim protestuesit e kanë bërë sot në ditën e tetë të protestave, në të cilat kanë marrë pjesë dhjetëra mijëra njerëz dhe që i kanë shkatërruar bizneset në zemër të këtij qyteti.

Policia speciale është përleshur me protestuesit gjatë natës, ndërsa aktivistët pretendojnë se agjitatorët nga bandat e qytetit janë paguar për t’i sulmuar demonstruesit paqësorë.

Në këto demonstrata po kërkohet e drejta për konkurrim të lirë në zgjedhjet për lider të ri të Hong-Kongut, në vitin 2017.

Kina insiston se vetëm kandidatët e miratuar paraprakisht mund të garojnë në zgjedhje.

XS
SM
MD
LG