Ndërlidhjet

Reporteri i gazetës NYT mund të kthehet në Afganistan


Matthew Rosenberg

Matthew Rosenberg

Korrespondenti veteran i gazetës New York Times në Kabul, Matthew Rosenberg, mund të kththet në Afganistan, për ta vazhduar punën e tij.

Këtë njoftim e ka bërë sot, presidenti i ri i Afganistanit, Ashraf Ghani. Ai tha se gazetari mund të kththet kur të ka dëshirë.

Reporteri Rosenberg ishte dëbuar nga Afganistani në muajin gusht të këtij viti nga qeveria e mëparshme e ish- presidentit, Hamid Karzai, pasi ai e kishte shkruar një artikull, në të cilin ishin shprehur dyshime se ministrat dhe zyrtarët po kërcënoheshin ta marrin autoritetin në Afganistan, për shkak të bllokadës tremujore lidhur me akuzat për vjedhje në zgjedhjet presidenciale.

Në urdhërin për dëbim shkruante se “duket se ai ka lidhje me agjencitë e inteligjencës dhe të spiunimit”.

Presidenti Ghani ka shkruar në rrrjetin Twitter se “siç ka premtuar, e ka lutur prokurorin e përgjithshëm që ta përfundoj ndalesën për gazetarin e Shteteve të Bashkuara dhe t’i lejohet atij kthimi” në Afganistan, dhe ka shtuar se “ne e respektojmë lirinë e shtypit”.

XS
SM
MD
LG