Ndërlidhjet

logo-print

1,000 militantë të vrarë në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarë pakistanezë, kanë njoftuar se një sulm ndaj një kompleksi militantësh në jug të Vaziristanit, ka vrarë pesë militantë, përfshirë edhe një person, që thuhej se ishte komandant i lartë uzbek.

Zyrtarët pakistanezë, të cilat kanë folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se, forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SHBA, kanë gjuajtur dy raketa në një kamp trajnimi në qarkun Shawal, të Vaziristanin Jugor.

Zyrtarë të Inteligjencës, kanë thënë se pesë të vrarit, ishin uzbek dhe tre persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, janë lënduar nga këto sulme.

Ky ishte sulmi i parë në Pakistan, këtë muaj.

Forcat afgane, kanë nisur një operacion në veri të Vaziristan, në fud të muajit maj, pas kërkesës disa vjeçare të SHBA-së, për të pastruar regjionin nga militantët.

Sipas forcave të Pakistanti, prej se ka nisur ky operacion, janë vrarë më shumë se 1,000 militantë.

XS
SM
MD
LG