Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vetëvrasës në Çeçeni


Grozny, qyteti ku ka ndodhur sulmi

Grozny, qyteti ku ka ndodhur sulmi

Një sulmues vetëvrasës, ka vrarë pesë policë në Grozni, kryeqytetin e Çeçenisë.

Ministria e Brendshme e Çeçenisë, ka njoftuar se sulmuesi, ka hedhur vehtën në ajër, më 5 tetor, afër një vendi ku po përgatitej mbajtja e një koncerti për ditën e kryeqytetit.

Pos policëve të vrarë, 12 persona të tjerë janë lënduar nga ky sulm.

Agjencionet ruse, kanë njoftuar se një polic lokal, i cili po qëndronte aty afër, ndërkohë që ka shfaqur dyshime për sjelljen e një të riu, në mesin e njerëzve.

Sipas Ministrisë së Brendshme, kur polici i është ofruar këtij personi, ai ka hedhur vehtën në erë, nga ekspolizët që po mbante.

Autoritetet lokale thonë se sulmuesi ishte një 19 vjeçar, i quajtur Opti Mudarov.

XS
SM
MD
LG