Ndërlidhjet

Konflikti në Ukrainë, nuk ka të ndalur


Viktoria Nuland, ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, e cila do të zhvillojë sot takime për krizën në Ukrainë.
Viktoria Nuland, ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, e cila do të zhvillojë sot takime për krizën në Ukrainë.

Ndihmës sekretarja e Shtetit amerikan, për çështje evropiane dhe euroaziatike, Victoria Nuland, sot, do të zhvillojë takime në Kiev, me udhëheqësit e lartë ukrainas.

“Nuland do të diskutojë për mbështetjen amerikane, ndaj reformave në Ukrainë, për konfliktin në lindje të Ukrainës, dhe për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për integritetin territorial të këtij vendi”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të SHBA-së.

Vizita e Nuland, vjen pasi që armëpushimi i arritur më 5 shtator mes ukrainasve dhe separatistëve pro-rusë, po vazhdon të shkelet.

Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Volodymyr Polyovy, ka thënë me 5 tetor, se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë dy persona të stafit shërbyes në Ukrainë.

Kurse në pjesën e kontrolluar nga separatistët, në Donjetsk, një zyrtarë i lartë i rebelëve, Eduard Basulin, ka thënë se tre luftëtërë pro-rusë, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, shumica gjatë luftës përreth aeroportit, i cili kontrollohet nga forcat ukrainase.

Rebelët, tash sa javë po përpiqen që të largojnë trupat e shtetit nga aty dhe të uzurpojnë aeroportin.

XS
SM
MD
LG