Ndërlidhjet

Gara presidenciale në Brazil, në balotazh


Dilma Rousseff, presidentja e Brazilit, dhe garuesja per mandatin e ardhshëm.
Dilma Rousseff, presidentja e Brazilit, dhe garuesja per mandatin e ardhshëm.

Autoritetet e zgjedhjeve në Brazil, kanë thënë më 5 tetor, se zgjedhjet presidenciale do të shkojnë në balotazh mes Presidentes në largim, Dilma Rousseff dhe sfidantit të saj, Aecio Neves.

Sipas autoriteteve, nga 98 përqind e votave të numëruara, Roussef ka marrë rreth 41 përqind të vitave, kurse Neves, rreth 34 përqind.

Neves është senator dhe ish guvernator i shtetit nga Partia Social Demkrate.

E treta, më e votuara nga këto zgjedhje ka dal, kandidatja socialiste nga radhët e opozitës, ish Ministrja e Ambientit, Marina Silva, me 21 përqind të votave.

Në rast se Rousseff në balotazh nuk merr më shumë se 50 përqind të votave, atëherë në raundin tjetër, do të jetë Silva ajo që do të hyjë në garë me rivalin më të afërt.

XS
SM
MD
LG