Ndërlidhjet

logo-print

Edhe një amerikan me Ebola


Liberi, ballafaqimi me Ebolen

Liberi, ballafaqimi me Ebolen

Një fotoreporter, amerikan i cili kishte shkuar në Liberi për të përcjellur rastet e Ebolës, është infektuar vet me sëmundjen dhe tani po kthehet për trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai do të trajtohet në Qendrës Spitalore në Nebraska, në sektorin e izolimit.

33 vjeçari, Ashoka Mukpo, po punonte për NBC NEWS, kur u infektuar me Ebolën.

Mukpo, është pacienti i dytë në SHBA, me këtë sëmundje.

Fotoreporteri, pritet të mbërrij, sot, në spital, ka njoftuar stafi mjekësor.

Deri tani, Ebola ka mbytur 3,400 njerëz në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG