Ndërlidhjet

Irani liron gruan e gazetarit të burgosur


Gazetarët, Jason Rezaian dhe Yeganeh Salehi
Gazetarët, Jason Rezaian dhe Yeganeh Salehi

Gazeta kombëtare, thotë se Irani ka liruar me kusht nga burgu, korrespodenten Yeganeh Salehi, kurse burrin e saj, Jason Rezaian, korrespodent i Washington Post, vazhdojnë ta mbajnë në paraburgim.

Gazeta kryesore në Abu Dhabi, ka cituar Ali Rezaian, vëllaun e Jason, ku thotë se të dy burrë e grua janë mirë me shëndet, ndërsa ka treguar se Salehi, është lejuar që të vizitojë burrin e saj. Jason Rezaian 38 vjeç, ka nënshtetësi iraniane dhe amerikane.

Të dy janë burgosur, bashkë me dy gazetarë të tjerë më 22 qershor.
Zyrtarë iranian, nuk kanë treguar arsyen e burgosjes së gazetarëve, ata nuk kanë komentuar as për arsyen e lirimit të gruas së Jason.

XS
SM
MD
LG