Ndërlidhjet

logo-print

Kriza në Ukrainë, mobilizon Evropën


Kiev

Kiev

Ekipi i parë evropian, ka arritur sot në Kiev, për të ndihmuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila do të vendosë katër makineri mbrojtëse të telekomanduar, përgjatë kufirit të Ukrainës me Rusinë dhe në zonën e luftës, si pjesë e një marrëveshjeje paqeje të aprovuar nga Moska dhe Kievi, më 5 shtator, ka bërë të ditur, zëdhënësi i OSBE-së Michael Bociurkw.

Ai tha se makineritë, do të vendosen për të përforcuar kufirin.

Zëdhënësi Bociurkiw, ka thënë se ende nuk është e qartë nëse këto mjete survejimi do të jenë pjesë e OSBE-së ose jo.

Sidoqoftë, ai ka shtuar se OSBE e ka ndërmend që të dyfishojë ekipin monitorues të misionit në Ukrainë nga 80 në 160 persona.

“Ne do të mbesim mision i paarmatosur në Ukrainë”, ka thënë Bociurkiw.

Në anën tjetër edhe Ministri i Mbrojtjes francez, Jean-Yves Le Drian, ka thënë se Franca bashkë me Gjermaninë, po mendojnë të dërgojnë makineri të tilla në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG