Ndërlidhjet

NATO kërkon marrëdhënie ‘konstruktive’ me Rusinë


Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg

Shefi i ri i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca kërkon marrëdhënie ‘konstruktive’ me Rusinë.

Stoltenberg, i cili ka filluar takimet e para zyrtare prej se ka marrë postin e Sekretarit Gjenaral të NATO-s, javën e kaluar, ka dhënë një intervistë sot për të përditshmen, "Gazeta Wyborcza".

“Nuk ka kundërshtime mes një NATO-je të fortë dhe krijimit të marrëdhënieve konstruktive me Rusinë”, ka thënë ai.

Stoltenberg, ka shtuar se NATO do të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe marrëveshjen e pas Luftës së Ftohtë me Moskën që kufizon vendosjen e trupave në ish bllokun komunist.

Ndryshe, marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë janë tensionuar keq, për shkak pjesëmarrjes ruse në konfliktin në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG