Ndërlidhjet

logo-print

Rusia në kërkim të naftës dhe gazit


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin

Rusia, po planifikon që të vendos satelitë për të monitoruar Arktik ( rajon polar që ndodhet në pjesën veriore të Tokës) pasi që Presidenti, Vladimir Putin e ka përcaktuar si prioritet për shkak të vendndodhjes dhe burimeve natyrore të pasurive të saj strategjike.

Agjencia Federale e Hapësirës, ‘Roscosmos’, ka njoftura sot se së shpejti "dy satelitë Arktika-M do të vendosen në një orbitë mjaft eliptike afër orbitës së tokës’, për të monitoruar, motin dhe mjedisin në rajon.

Zyrtarët kanë thënë se një komandë e re ushtarake do të formohet në rajonin e Arktikut deri në fund të vitit 2014 dhe dy brigada motor-armë do të fillojnë të shërbejnë në kuadër të grupit të ushtrisë ruse atje në vitet 2015-2016.

Rusia është në kërkim të Arktikut si burim i naftës dhe gazit, por sanksionet perëndimore kundër kompanive ruse, të tilla si ajo e shtetot ’Rosneft’ kanë paraqitur një pengesë për planet e saj të shpimit.

XS
SM
MD
LG