Ndërlidhjet

logo-print

Rusët e shqetësuar nga sulmet e mundshme terroriste


Ilustrim

Ilustrim

Forcat ruse të vendosura në Taxhikistan po mbajnë stërvitje ushtarake në Dushanbe, pranë kryeqytetit të Azisë Qendrore.

Një zëdhënës i Qarkut Ushtarak Qendror të Rusisë, Jaroslav Roshchupkin, thotë se manovrat trajnuese kanë fillur sot.

Ai ka thënë se më shumë se 1,000 ushtarë dhe 300 pjesë të bazës ushtarake 201, e vendosur në Taxhikistan, po mbajnë ushtrime, për tu mbrojtur nga sulmet e mundshme ‘terroriste të huaja’.

Taxhikistan ndan një kufi të gjatë me Afganistanin, dhe zyrtarët rusë kanë ngritur shqetësmin se Azia Qendrore dhe Rusia mund të jenë të rrezikuara nga kërcënimet e mundshme terroriste, pasi që në fund të vitit shumica e trupave Perëndimire largohen nga Afganistani.

Baza ruse 201 është objektit i Rusisë më i madh jo-detar ushtarak jashtë vendit, me rreth 6.000 ushtarë të stacionuar pranë qyteteve si Dushanbe, Qurghonteppa dhe Kulob.

XS
SM
MD
LG