Ndërlidhjet

Palestinezët takohen për rimëkëmbjen e Gazës


Pamje nga Gaza

Pamje nga Gaza

Një zyrtar i lartë, ka njoftuar se qeveria palestineze e unitetit do të mbajë mbledhjen e parë të kabinetit në Gazë këtë javë, një hap ky kyç drejt përpjekjeve për të rindërtuar territorin e goditur nga lufta.

Zëvendëskryeministri, Mohammed Mustafa ka thënë se kabineti do të takohet të enjtën.

Ky takim bëhet tri ditë para se palestinezët të mbajnë një konferencë ndërkombëtare, ku do të kërkojnë ndihmë prej 4 miliard dollarëve për rimëkëmbjen e Gazës, e shkatërruar gjatë luftimeve mes Izraelit dhe militantëve islamik Hamas.

Hamasi ka uzurpuar Gazën nga Abbas në vitin 2007, por vështirësitë financiare e kanë detyruar grupin që të dorëzojnë disa kompetenca tek qeverie palestineze e unitetit gjatë pranverës 2014. Por, mosmarrëveshjet e pazgjidhura e kanë mbajtur qeverinë larg kontrollit të Gazës, deri më tani.

XS
SM
MD
LG