Ndërlidhjet

Jahjaga ftohet në Beograd


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidetja e Kosovës, Atifete Jahjaga ështw ftuar në takimin e Komisionit Trilateral Evropian që do të mbahet më 1 nëntor në Beograd. Lajmi është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga zëdhënësi i presidentes, Arbër vllahiu. Sipas tij, rreth pjesëmarrjes së presidentes në këtë takim, mediat do të njoftohen me kohë.

Ftesën presidentes së Kosovës ia ka drejtuar Jean-Claude Trićet, kryetar i Komisionit Trilateral Evropian dhe Jovan Kovaçiq kryetar i Komisionit serb nga kjo organizatë. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Jagoda Kovaçiq, nga këshilli këshillëdhënës i këtij Komisioni në Serbi.

"Në takim janë ftuar liderë nga rajoni. Nuk e di nëse ajo (presidentja Jahjaga) ka pranuar, por për çdo rast ne jemi të parët që e kemi ftuar", ka thënë Kovaçiq. Sipas saj, ende pritet konfirmimi, por se në takim tashmë dihet se do të marrin pjesë njerëzit e fuqishëm nga Evropa dhe se ky është takimi i parë i këtij lloji që nga vdekja e Titos.

XS
SM
MD
LG