Ushtria e Somalisë dhe trupat afrikane, kanë dërguar forcat e tyre sot, brenda një porti të cilin e kanë rimarrë nga rebelët Islam, gjatë vikendit, duke u premtuar banorëve aty se do t’i mbrojnë.
Forca e paqeruajtësve të Bashkimit Afrikan dhe Armata Kombëtare e Somali, kanë njoftuar të dielën se ata kanë arritur të dëbojnë të gjithë militantët e al-Shabaab, pa zhvilluar fare luftë në Barawe, një fortesë kjo e përdorur nga rebelët për të transportuar armë dhe gjeneruar para nga eksportet e qymyrit.
"Ne ju sigurojmë juve, se Forcat afrikane dhe të Somalisë nuk do t’ju lëndojnë. Ne jemi ardhur për të ju ndihmuar”, u ka thënë banorëve Abdirizak Khalif, zëvendëskomandant i forcave të Somalisë, në portin Baraëe, që shtrihet në jug të kryeqytetit e Somalisë, Mogadishu.
Trupat afrikane dhe të somalisë, me mbështetjen financiare dhe trajnuese të Perëndimit, kanë nisur një ofenzivë këtë vit për të rimarrë vendet që vazhdojnë të jenë nën uzurpimin e grupit al Shabaab, degë kjo e lidhur me Al-Kaidën, qëllimi i të cilëve është që të shtrijnë verzionin e tyre të Islamit.
Diplomatë perëndimorë, kanë thënë se rimarrja e Barawis do të jetë një goditje për al Shabaab, pasi që u ndërpritet një prej zonave më të mëdha ku kanë zhvilluar ativitetet e tyre ilegale.
Al-Shabaab, disa herë ka sulmuar edhe kryeqytetin, Mogadishu, kurse kanë arritur të marrin nën kontrollë disa pjesë të vendit.