Ndërlidhjet

Ndahet kompania kompjuterike, Hewlett-Packard Co


Ilustrim
Ilustrim

Kompania e njohur kompjuterike, Hewlett-Packard Co, do të ndahet në dy kompani, me qëllim të ndarjes së biznenesit të kompjuterëve dhe printerëve nga ai i shërbimit teknologjik.

Kompania me bazë në Kaliforni, përmes një deklarate, ka njoftuar se biznesi i kompjuterëve dhe printerëve do të mbajë emrin HP Inc.

Kurse biznisi i shërbimeve, ku përfshihen ruajta e të dhënave, serverat dhe softverët do të marrin emrin ‘Hewlett-Packard Enterprise’.

Viteve të fundit, kjo kompani ka larguar me mijëra punëtorë nga puna, dhe është ristrukturuar, në përpjekje për të rritur fitimet nga rritja e konkurrencës së pajisjeve mobile.

E themeluar në vitin 1939 nga Bill Hewlett dhe Dave Packard, të cilët produktin e parë e kanë bërë në një garazhë, sot kjo kompani botërore ka më shumë se 300 mijë punëtorë.

XS
SM
MD
LG