Ndërlidhjet

Vritën 20 xhihadistë në Siri


Afër kufirit sirian.

Afër kufirit sirian.

Më së paku 20 xhihadistë nga Shteti Islamik (IS) janë vrarë të dielën mbrëma, derisa po përpiqeshin për të rimarrë, Kobanin, vend në kufirin sirian, ka njoftuar Observatori për të Drejtat e Njeriut në Siri.

Sipas observatorit sirian për të Drejtat e Njeriut, xhihadistët janë vrarë pasi kanë hyrë në një lagje lindore të qytetit, ku janë pritur në sulm nga luftëtarët kurdë – Njësia e Mbrojtjes së Popullit.

Por kjo nuk ka i ka bërë IS që të ndalet. Sot, ata përsëri i janë ofruar Kobanit dhe madje kanë ngritur një flamur afër këtij vendi, si shenjë për t'ju treguar kurdëve që janë afër për t'ju rimarrë vendin.

Tash sa kohë, lufta mes tyre dhe kurdëve është koncentruar në Kobani, pasi që IS, me çdo kusht kërkon uzurpimin e kufirit sirian.

XS
SM
MD
LG