Ndërlidhjet

Forcat siriane, largojnë rebelët nga rrethi i kryeqytetit


Zonë në Gjouta, e shkatërruar nga luftimet

Zonë në Gjouta, e shkatërruar nga luftimet

Qeveria siriane, ka arritur që të shtrijë kontrollin e saj në vendet strategjike jashtë Damaskut, ku rebelët e Shtetit Islamik (IS), i kanë shfrytëzuar që të mund të sulmojnë kryeqytetin, kanë njoftuar të hënën mediat dhe organizatat monitoruese.

Televizioni i shtetit, ka transmetuar ngjarjet direkt nga Dakhaniyeh në jug të Damaskut, ndërsa Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, ka konfirmuar se ‘rebelët janë larguar’.

Këto pamje kanë ardhur, pas një muaji prej se qeveria siriane ka filluar një ofenzivë për të rimarrë kontrollin e asaj zone, nga ku rebelët kanë sulmuar dhe kanë gjuajtur granata në qytetin e vjetër të Demaskut dhe në Jaramana, një zonë tjetër jashtë kryeqytetit.

Forcat ushtarake ‘kanë kthyer sigurinë dhe stabilitetin në Dakhaniyeh dhe përreth saj”, ka thënë televizioni shtetëror, duke shtuar se ‘një numër i madh i terroristëve janë vrarë’.

Një zyrtar i sigurisë ka thënë se rimarrja e kësaj zone do të mundësojë që forcat e shtetit t'i luftojnë grupet terroriste edhe në Ain Tarma dhe Jobar, dy zona këto përrreth kryeqytetit, që vazhdojnë të kontrollohen nga rebelët.

Ain Tarma dhe Dakhaniyeh, të dyja gjenden në lindje të regjionit Ghouta, që vazhdon të sulmohet nga rebelët.

"Operacioni në Ghouta, do të vazhdojë derisa i gjithë territori të pastrohet nga terroristët’, ka thënë ky zyrtarë.

Sipas Observatorit, sirian katër trupa siriane janë vrarë, kur kanë huyrë në Dakhaniyeh, nga një bombe e vendosur prej rebelëve.

XS
SM
MD
LG